Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur gjashtë persona si dhe janë shënuar 566 raste të reja me COVID-19.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thuhet se 513 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,730 që nga fillimi i epidemisë.
Numri total i të prekurve ka arritur në 180,029 si dhe kanë vdekur 2,855 persona.