6 të vdekur dhe 3917 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë të vdekur nga COVID-19 në vend. 

Nga 15.268 testime, 3.917 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës. Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 28.751.