6 të vdekur dhe 1562 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të mërkurën, derisa nga 5.779 testime, 1.562 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.642 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 225.835.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 3.323 të vdekur dhe 252.577 raste pozitive.