Gjashtë raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë ndërkaq nuk është raportuar për asnjë të vdekur.
Sipas njoftimit 21 qytetarë janë shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.504.
Në total numri i rasteve aktive është 429.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.264 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës. Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.