Gjashtë raste pozitive të shtunën janë shënuar nga 458 testime dhe asnjë i vdekur.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 89 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.954 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.028 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 102.711 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.106.