Asnjë i infektuar me koronavirus të shtunën në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit të sotëm nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, që njoftoi për 30 raste të reja me koronavirusin Covid-19 në Kosovë dhe nga ta, asnjë rast s’është regjistruar në Prishtinë.

“0 raste sot në Prishtinë, e 30 në krejt Kosovën. Thank you Prishtinë! One day at a time! Vazhdojmë nesër dhe qëndrojmë në shpi. Vetëm edhe pak”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Në kryeqytet deri sot janë regjistruar 57 raste pozitive.

30 rastet pozitive të shtunën në Kosovë kanë çuar numrin total në 510.

Deri tash, në Kosovë janë shëruar 93 raste me koronavirus dhe 12 persona kanë vdekur.