Ulqini me 22 të prekur nga koronavirusi

Në Ulqin janë 22 persona të prekur nga koronavirusi. Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Ulqinit.

Në fakt në Mal të Zi të shtunën janë regjistruar edhe dy raste të reja me koronavirus, një në Plavë e një në Podgoricë. Numri i të infektuarve në këtë vend ka shkuar në 305, ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë Publike.

Më së shumti të prekur ka në Podgoricë, gjithsej 158. Në Tuz janë 36 raste, ndërsa në Nikshiq 32. Ulqini është qyteti i pestë me numrin më të madh të të prekurve nga Covid-19, raporton Koha.net.

“Situata epidemiologjike ditëve të fundit është përkeqësuar pjesërisht dhe tani në Ulqin kemi 22 pacientë me koronavirusi. Është vërtetuar se rritja e numrit të të infektuarve është si pasojë e mosrespektimit të distancës sociale dhe rezultat i vizitave nëpër amvisëri, në kundërshtim me masat dhe urdhëresat e Këshillit Koordinues Nacional”, ka njoftuar komuna e Ulqinit.