583 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Policia po vazhdon të shqiptojë gjoba për ata që nuk i respektojnë masat kundër COVID-it.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 583 gjoba për mosrespektim të këtij ligji.

Gjatë kësaj periudhe policia ka shqiptuar edhe 882 gjoba trafiku.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë arrestuar 17 persona si dhe 11 janë dërguar në mbajtje.