581 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Gjilani aktualisht ka 581 raste aktive me COVID-19.

Kështu u bë e ditur nga mbledhja e Komitetit të Gjilanit për Menaxhimin dhe Parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Zyrtarët kanë apeluar tek qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit, njofton Klan Kosova.

Gjendja e përgjithshme në komunën e Gjilanit sa i përket përballjes me virusin COVID-19 është si vijon: Nga 6132 testime, 2261 të infektuar në total, 1615 të shëruar, 581 raste aktive, 63 të hospitalizuar dhe 185 mostra në pritje të rezultatit.