58 persona kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit me COVID-19, nga 3.669 mostra të kryera nga IKSHPK-ja.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, sipas të dhënave të IKSHPK-së, nuk ka pasur asnjë vdekje si pasoj e COVID-19, ndërsa 16 persona janë shëruar.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga 58 raste pozitive, numri më i madh i të infektuarve u përkasin grupmoshave nga 30 deri në 39 vjeç, ku janë konfirmuar 11 persona.
Një ditë më parë, në Kosovë u regjistruan 42 raste me Covid 19, që dëshmon për keqësim të situatës pandmike. Nga fillimi i pandemisë deri më tash janë shënuar 108.131 raste me COVID-19, ndërkohë nga ky numër, 2.265 persona kanë vdekur.