Bashkësia Islame e ka publikuar pakon për shkuarjen në Haxh, e cila kushton pesë mijë e 700 euro.
Në kuadër të pakos hyjnë transporti, ushqimi, vizitat në vendet historike në Medinë e shumë të tjera.
Ndërkaq, në disponimin e komentuesve vërehet një pakënaqësi për sa i përket shumës së nevojshme, të cilën e kanë cilësuar shumë të lartë.
Çmimi i pelegrinazhit në Haxh më 2019 kishte kushtuar katër mijë e 150 euro.

Kurse në Shqipëri shkuarja në haxh është më i lirë për 800 euro.
