55 raste me koronavirus po trajtohen në Infektivë, një në gjendje kritike

Edhe sot 55 raste me koronavirus janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

“Prej tyre 45 raste janë në gjendje stabile, nëntë raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”.

Ndërkaq në mjekimin intensiv ndodhet një pacient, i cili sipas raportit të infektologes Sadije Nimani është në gjendje kritike, në ventilim mekanik.

Deri tash të infektuar në Kosovë janë 763 persona, 165 të shëruar dhe 21 të vdekur.