55 aksidente gjatë 24-orëve, dy prej tyre me fatalitet

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 506  tiketa trafiku.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 55 aksidente, 2 prej tyre me fatalitet, 19 me të lënduar dhe 34 me dëme materiale.

Ndër tjera thuhet se janë arrestuar 29 persona e 13  janë dërguar në mbajtje.