54 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Prishtina ka 54 raste aktive. Pas Prishtinës është Ferizaj me 48 raste, Klina 23, Prizreni 21 dhe komuna tjera me më pak raste.

Në nivel vendi numri total i rasteve aktive është 320.

Të martën një person ka vdekur dhe tetë persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.