54 pacientë me oksigjeno-terapi në Spitalin e Gjakovës

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka prezantuar gjendjen e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në këtë institucion shëndetësor.

Ky spital njofton se aktualisht po trajtohen 61 pacientë të konfirmuar me koronavirus.

Tutje bëhet e ditur 54 pacientë janë në oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 22 Nëntor 2020 ora 8 është:🔸94 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid,🔸61 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv,🔸21 pacientë të konfirmuar negativ🔸12 pacientë presin rezultatet🔸54 pacientë me oksigjeno terapi,🔸6 pacientë në CPAP maske,🔸1 pacientë i intubuar.🔹Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat,distancen dhe higjenen.