54 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkaq një ka përfunduar me fatalitet. Sipas të dhënave që janë prezantuar nga Policia e Kosovës, 23 aksidente kanë përfunduar me lëndime dhe 30 me dëme materiale.
Policia ka shqiptuar 1196 tiketa në trafik, ndërkaq 873 tiketa janë shqiptuar në bazë të ligjit COVID-19.
21 persona janë arrestuar, 12 persona janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.
