Një kosovar 52-vjeçar dyshohet ta ketë vrarë pronarin e një lokali në Dusseldorf të Gjermanisë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 2:45 të mëngjesit, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Sipas dyshimeve, debati ka vazhduar edhe jashtë lokalit, ku i dyshuari ka shtënë në drejtim të viktimës 38-vjeçare duke e lënë të vdekur, shkruan Rheinische Post.
Mësohet se i dyshuari nuk ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia e ka arrestuar pa rezistencë.
Ekipet mjekësore kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.
Policia gjermane ka bërë të ditur se lidhur me rastin do të zgjerojë hetimin.