Në Kosovë janë 5.164 raste aktive me COVID-19, kurse numri i total i të prekurve nga ky virus ka arritur në 55.135 persona.
Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës thuhet se numri i përgjithshëm i të shëruarve është në 48.572 pacientë, ndërsa të vdekur nga koronavirusi janë 1.399 njerëz.
.3Gjatë 24 orëve të kaluara janë shfaqur 296 raste pozitive me COVID-19, 526 pacientë janë shëruar si dhe kanë ndërruar jetë shtatë persona.