515 raste aktive me koronavirus në Kosovë


Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 515.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157,083, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,974 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës.

Deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.