51 pacientë me koronavirus në Spitalin e Gjakovës, 28 me oksigjenoterapi

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka publikuar raportin ditor sa i përket gjendjes së pacientëve që po trajtohen për COVID-19.

Sipas këtij raporti, në Spitalin e Gjakovës janë të hospitalizuar 52 pacientë, prej të cilëve 43 janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus, ndërsa 9 të tjerë pritet të testohen për COVID-19.

Spitali po ashtu njofton se 28 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 5 pacientë janë në CPAP maskë.

Në mesin e të infektuarve janë edhe 6 mjekë, 16 infermierë dhe 2 staf mbështetës.

Në fund, nga spitali u kanë rikujtuar qytetarëve që “të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!”