Mbi 1400 persona që punojnë në Call Centers në Kosovë kanë pagë nga 700 deri në 1600 euro neto, sipas të dhënave që Instituti GAP i ka publikuar të enjten bazuar në të dhënat e Adminsitratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Në këtë sektor zyrtarisht në vitin 2021 kanë qenë të punësuar 1921 persona. Prej tyre mbi gjysma kanë paga mbi 1000 euro neto.
Sektori i “Call Centers” në Kosovë në disa raste ka qenë cak i intervenime policore për shkak të dyshimeve për mashtrim. Vitin e shkuar policia gjermane, në bashkëpunim me atë kosovare, kryen bastisje në disa qendra të thirrjeve në gjithë vendin duke ngrirë miliona euro e duke arrestuar dhjetëra persona.
Paga mesatare neto sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2021 ka qenë 432 euro. pra në qendra të thirrjeve shumica e punëtorëve fitojnë dyfishin e pagës mesatare.