249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 073 raste aktive.
Komuna me numrin më të lartë të rasteve aktive vazhdon të jetë Prishtina me 1,162 raste, pas saj renditet Gjilani me 351, Ferizaj me 338, Peja me 337 dhe Prizreni me 334 raste aktive.
Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe tetë raste të vdekjes, duke quar në 3 mijë e 098 numrin e rasteve të vdekjes që nga fillimi i pandemisë.
Dje janë shëruar edhe 1 mijë e 129 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë, ka arritur në 216 mijë e 794.