500 euro gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar dy persona të cilët po bënin gara shpejtësie.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për media, dy shoferët e ndaluar ishin të moshës 23 dhe 20 vjeç, njofton Klankosova.tv

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 12 muaj.

“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë  shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, apeloi Policia.