5 veta vdesin nga koronavirusi

Pesë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, transmeton Gazeta Sinjali.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë ”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes.