5 ushqime që rrisin disponimin

Pasi shumica e personave gjatë stinës së dimrit vlerësohet se janë me më pak disponim, disa ushqime mund të ndikojnë në ndryshimin e kësaj gjendjeje, raporton Geo.

Ata kanë renditur pesë ushqime që mund ta rrisin disponimin.

Peshku

Peshku është burim esencial i acidit omega 3, i cili është nxitës i hormoneve si dopamina e serotonina që ngrisin disponimin. Ngrënia e peshkut do ta rregullojë ndjeshëm sistemin emocional në tru. Peshku tuna është i pasur me vitaminë D dhe ndikon mirë tek individët gjatë dimrit pasi kjo stinë kufizon ekspozimin në rreze të diellit.

Perimet që përmbajnë gjethe të gjelbra

Gjethet e gjelbra që përmbajnë perimet e ndryshme janë të pasura me magnez, kalcium e kalium, të cilat rregullojnë stresin dhe ciklin e gjumit. Edhe folatet që gjenden në perime të gjelbra rregullojnë simptomat e depresionit.

Arroret
Sikurse peshku edhe arroret janë të pasura me acidin omega 3 si dhe magnez. Arrat, bademet apo fëstëkët mund të rrisin prodhimin e hormoneve që ndikojnë në disponim të mirë.

Frutat
Frutat e familjes se citroneve si limonët e portokajtë, mund të jenë “dielli” i dimrit. Edhe bananet mund të ngrisin humorin pasi që janë të pasura me vitamina, kalium, fibra, hekur, proteina e karbohidrate. E njëjta qëndron edhe për frutat e malit pasi që përmbajnë shumë antioksidant që mbajnë mendjen të freskët.

Çokollata e zezë
Superushqimi që zakonisht rangohet si “i pa shëndetshëm” e pasuron organizmin me hormonin endorfinë i cili po ashtu është përgjegjës për humorin e mirë.