5 ushqime me yndyrë të lartë që janë të shëndetshme për ju

Jo të gjitha yndyrat janë të këqija. Yndyrat e pangopura ndryshe të njohura si yndyrat e mira, duhet të përfshihen në dietë për një shëndet më të mirë të zemrës, shëndetin e trurit dhe madje edhe humbjen e peshës. Këto yndyra mund t’i ​​parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Janë proteinat me densitet të ulët ose kolesterina e keqe ajo që duhet të minimizohet në dietën tuaj.

Nutricistët ua sugjerojnë pesë ushqime që janë të larta në kolesterinë të mirë, por janë super të shëndetshme.

Image

Avokadot janë fruta me yndyrë që e përmbajnë rreth 77 për qind të kalorive. Ato janë një burim i shkëlqyer i kaliumit dhe fibrave, dhe kanë përfitime të mëdha për shëndetin kardiovaskular. Gjysmë avokado në ditë është më se e mjaftueshme. Për ta përfshirë atë në dietën tuaj, mund ta shtoni në vaktin e mëngjesit ose ta shijoni me perimet e drekës apo darkës.

Image

Vezët janë ndër ushqimet më të dendura ushqyese në planet. Pavarësisht se janë të larta në yndyrë dhe kolesterinë, ato janë tepër ushqyese dhe të shëndetshme. Një vezë e zier përmban një racion prej rreth 5 gramë yndyra të shëndetshme. Vezët e ziera mund të shërbejnë si një meze e lehtë dhe e shëndetshme. Prandaj, preferohet që vezët t’i përfshini patjetër në mëngjesin tuaj, të ziera ose në formë të omëletës me perime.

Image

Arrat janë të pasura me yndyra të shëndetshme, proteina, vitaminë E dhe magnez, dhe janë ndër burimet më të mira të proteinave me bazë bimore. Vetëm një racion bajame i ka 14 gramë yndyrë ndërsa arrat i përmbajnë 18.5 gram. Ju mund t’i konsumoni ato midis vakteve tuaja të ushqimit ose t’i përfshini në ndonjë sallatë të freskët. Arroret po ashtu rekomandohet t’i përdorni në formën e gjalpit, me një fletë buke të thekrës apo pemë të ndryshme.

Image

Çokollata përmban sasi të lartë të yndyrës, me rreth 65 për qind të kalorive. Çokollata e zezë është po ashtu e pasur me fibra dhe siguron sasi të mirë të hekurit, bakrit dhe manganit. Çokollata e zezë është gjithashtu një nga burimet më të mira të antioksidantëve. Këta antioksidantë ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Për t’i shijuar këto përfitime shëndetësore zgjidhni çokollatën e zezë me të paktën 70% kakao ose më shumë.

Image

Farat Chia janë shumë të larta në yndyra të shëndetshme, veçanërisht një acid yndyror omega-3 të quajtur ALA. Ato janë gjithashtu të mbushura me fibra dhe minerale, dhe kanë përfitime të shumta shëndetësore. Farat Chia mund t’i shtoni në pijen tuaj të mëngjesit ndryshe të njohur si “smoothie”, ose t’i konsumoni me një pjatë kos.