Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë vdekur pesë persona si pasojë e COVID-19.
Këtë e bën të ditur nga Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) me anë të një njoftimi në të cilin thuhet se janë shënuar 327 raste të reja si dhe janë shëruar 508 pacientë.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Malishevë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (82 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Numri total i rasteve pozitive është 104.717 raste nga 527.692 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.153 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 93.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.485.