5 të vdekur dhe 690 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipërika bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3596 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 690 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar 5 qytetarë të prekur me koronavirus, ndërsa janë shëruar 652 persona.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.