Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Ndërkaq nga testimi i 3820 mostrave janë regjistruar 411 raste të reja pozitive.
Në të njëjtën periudhë janë shëruar 2582 persona, duke e ulur në 6509 numrin e rasteve aktive.
Sa i përket vaksinimit, në vend janë administruar mbi 1.8 milionë doza të vaksinave anti-COVID. Për 24 orë janë vaksinuar vetëm 1275 persona.
Të vaksinuar me tri doza janë 95 mijë qytetarë, ndërsa 813 mijë i kanë marrë nga dy.