Pesë qytetarë kanë vdekur dhe 1140 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 6767 testime të bëra.
Sipas njoftimit 3624 qytetarë janë shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 198.645.
Ndërkaq numri i rasteve aktive është 18.506.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.312 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.796.305 doza të vaksinës.
Deri më sot 809.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 90.619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.