5 persona humbin betejën ndaj koronavirusit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur persona të cilët ishin të prekur me koronavirus.

Kështu është bërë e ditur përmes një konference për media.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 14.204 raste nga 54.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.