Disa nga perimet, gatë dimrit, mund t’i ofrojnë organizmit të njeriut vitaminat dhe vlerat ushqyese të nevojshme, raporton ”FamilyFirstUrgentCareConroe”.
Ekspertët këshillojnë konsumimin e patates së ëmbël për shkak se ofron shumë të mira shëndetësore. Patatja e ëmbël është e pasur me vitaminë A e C si dhe kalium. Përderisa vitamina A është e mirë për lëkurën, ajo C ndihmon imunitetin sidomos përgjatë sezonit të gripit e ftohjes.
Kjo patate është e pasur edhe me fibra, të cilat ndihmojnë sistemit tretës të organizmit.
Spinaqi është ushqimi tjetër që rekomandohet të konsumohet përgjatë dimrit. I pasur me hekur e të mira të tjera shëndetësore, i ndihmon sistemit imunitar.
Kjo perime me gjethe të gjelbra është e pasur me vitamina C, E si dhe magnez. Spinaqi i ndihmon organizmit duke mbështetur imunitetin si dhe sistemin tretës. Ai konsiderohet edhe si ushqim i mirë kundër kancerit.
Kungulli është ushqimi i radhës i cili rekomandohet të konsumohet në dimër. Si spinaqi e patatja e ëmbël edhe kungulli është i pasur me vitaminë A e C kalium, hekur e fibra. Kungulli konsiderohet si antioksidant i fuqishëm dhe mbron trupin kundër infeksioneve. Pasi përmban pak kalori është i mirë edhe për mbajtjen e peshës së duhur trupore.
Karotat janë po ashtu të mira të konsumohen gjatë stinë së ftohtë. Për shkak se ato kanë përmbajtje të beta karotenit, janë të mira për shëndetin e lëkurës kur ka më pak rreze të diellit. Kjo perime përmban vitaminat A, C dhe K, të cilat konsiderohen si esenciale për funksionimin e mirë të organizmit. Karota njihet për të mirat që ofron për shqisën e të parit dhe për uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës. Perimja me ngjyrë të portokalltë përmban fibra dhe është shumë mirë për sistemin tretës.
Ushqimi tjetër dimëror është rrepa e kuqe. Shumë njerëz nuk e konsumojnë për shkak të aromës që i përngjanë asaj të dheut, por ka shumë të mira shëndetësore të cilat nuk duhet anashkaluar.
Rrepa e kuqe ka fuqi të ulë presionin e lartë të gjakut dhe të mundësojë qarkullimin e mirë të tij. Është gjithashtu burim i mirë i fibrave, të cilat janë esenciale për sistemin tretës. Kjo ndihmon të parit dhe mban mirë mikrobiomin e stomakut. Konsiderohet shumë e mirë edhe kundër harresës.
Rrepa e kuqe shkatërron radikalet e lira, të cilat janë shkaktare të shumë sëmundjeve.