Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, duke nisur nga Bërnjaku deri tek pika kufitare e Vërmicës, qytetarët presin nga 3 deri në 5 minuta për të hyrë në Kosovë, njofton Klankosova.tv.
Kohë e njëjtë e pritjeve është regjistruar edhe për daljet nga Kosova, përjashtuar këtu pikën kufitare të Jarinjes ku ato arrijnë deri në 10 minuta.
