Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 497.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.168, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,138 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 165 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.150 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.750 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.