Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 49 raste të reja pozitive me COVID-19 janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 360 testime të kryera.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se edhe 166 persona të infektuar deri tani, janë shëruar së fundmi.
Me këtë rast është ulur edhe numri i rasteve aktive, i cili ka rënë në 657.
