49 mijë e 577 raste pozitive me koronavirus në Kosovë

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus është 49.577 nga 175.052 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 .

Numri i vdekjeve nga virusi korona është 1.284 raste.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.721.