481 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 481.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.151, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,974 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.525.230 doza të vaksinës.

Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.