48 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se 48 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Aktualisht 617 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkaq janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268 mijë e 984 që nga fillimi i pandemisë.