48 raste po trajtohen në Klinikën infektive, 5 prej tyre në gjendje më të rënde

Nuk ka më raste të reja të infektimit të stafit të Klinikës Infektive 48 raste me Covid-19 janë duke u trajtuar sot në Klinikën Infektive në QKUK.

“Gjendja e pacientëve me Covid -19, është si vijon:43 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftimin e kësaj klinike.

 Po ashtu bëhet se sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brendaspitalor.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë ka shkuar në 669 prej tyre 159 janë shëruar dhe 19 kanë vdekur.