Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 48.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 104 testime prej të cilave 1 persona ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga COVID-19, janë shëruar 2, kurse rastet aktive janë 48.
Deri më tani janë dhënë gjithsejtë 1.836.079 vaksina, njofton MSH.