47 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. 38 prej tyre janë në Oksigjeno terapi, 2 janë në CPAP, ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 260 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Njoftimi i plotë:
9 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 10 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 260 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
294 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,387 analiza, ndërsa janë kryer 14 operacione.
3 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 47 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 2 Pacientë janë në CPAP, ndërsa nga këta 12 pacientë në gjendje më të rëndë.