Që nga data 13 mars kur edhe janë regjistruar dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i përgjithshëm ka shkuar në 47 mijë e 499 persona të infektuar.
Bazuar në të dhënat zyrtare nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, të testuar si të dyshuar për SARS COV-2, janë 166 mijë e 741 persona.
Sipas IKSHPK-së numri i rasteve të vdekjes ka shkuar në 1 mijë e 225.
Të shëruar nga koronavirusi janë 34 mijë e 956 persona.
Numri i rasteve aktive është 11 mijë e 318.
Njoftimi nga IKSHPK:Numri total i rasteve pozitive është 47.499 raste nga 166.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.225 raste të vdekjes.Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.956 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.318.