46 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka raportuar se nga gjithsej 1.470 teste për virusin korona gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 540 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa betejën me virusin e kanë humbur 46 persona ndërsa janë shëruar 731 pacientë.

Në 24 orët e fundit ndërruan jetë 46 pacientë me COVID-19: 19 pacientë nga Shkupi (85, 28, 66, 64, 73, 72, 84, 73, 67, 78, 75, 72, 73, 67, 84, 81, 72, 72 dhe 84v), një nga Dibra (74v), një nga Shtipi (81v), një nga Prilepi (83v), 5 pacientë nga Tetova (78, 83, 82, 74 dhe 67v), 2 nga Struga (61 dhe 61v), 3 nga Velesi (68, 68 dhe 59v), 3 nga Ohri (71, 89 dhe 57v), një pacient nga Kavadari (64v), një nga Gostivari (59v), 3 nga Strumica (73, 75 dhe 83v), 2 nga Koçani (82 dhe 70v), një nga Demir Hisar (71v), një nga Makedonski Brod (64v) dhe 2 pacientë nga Kërçova (80 dhe 67v).

Rastet e reja:

Shkup-174,
Kumanovë-15,
Dibër-21,
Shtip-18,
Prilep-36,
Tetovë-47,
Struga-1,
Veles-31,
Manastir-8,
Ohër-19,
Kavadari-26,
Gostivar-27,
Gjevgjeli-15,
Strumicë-12,
Kriva Pallanka-5,
Radovish-7,
Krusheva-1,
Koçani-3,
Probishtip -1,
Makedonski Brod-1,
Berova-2,
Vallandova-2,
Vinica-1,
Delçeva-6,
Sveti Nikolla-15,
Negotina-10.