46 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Asnjë vdekje nuk është regjistruar në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

IKSHPK tutje ka bërë të ditur se 46 persona kanë rezultuar pozitivë nga testimi i 580 mostrave.

Në Kosovë s’janë regjistruar vdekje nga koronavirusi qe 48 orë, pasi as të martën s’kishte vdekje të regjistruara.

Të mërkurën janë regjistruar edhe 62 pacientë të shëruar.

“Numri total i rasteve aktive në Kosovë është 1441. Deri tash në vend janë regjistruar 15620 raste pozitive, me 625 raste të vdekjes. 13554 persona janë shëruar”.

“Rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Njoftimi i plotë:

62 TË SHËRUAR DHE 46 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441.

Rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!