4541 raste aktive me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, dje njoftoi për 183 raste të reja dhe 2 viktima, si pasojë e koronavirusit.

Në bazë të raportit të fundit, në vendin tonë numri total i rasteve aktive është 4 mijë e 541, raporton Gazeta Stop.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë dhënë 579 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës.