Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 45 vdekje dhe 105 raste të reja me COVID-19.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 403 pacientë nga koronavirusi duke e çuar kështu në 133 mijë e 473 gjithsej numrin e të shëruarve.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë shënuar 152 mijë e 685 raste pozitive me COVID-19, prej të cilave 4 mijë e 936 kanë vdekur kurse numri i rasteve aktive është 14 mijë e 276.