45 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje të rëndë

45 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 2 pacientë janë në respirator (CPAP), 36 janë në oksigjenoterapi. Ndërsa 9 pacientë të tjerë me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht 45 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 janë shëruar”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.