Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 44.
MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar tre persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,199 persona.
Ministria po ashtu njofton se në këtë periudhë raportuese janë vaksinuar 24 persona, ndërkaq nga fillimi i procesit të vaksinimit janë administruar 1,836,103 doza të vaksinës.