44 persona në vetizolim si pasojë e koronavirusit në Viti

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se janë 44 persona në vetizolim, ndërsa janë 49 raste aktive me koronavirus në këtë komunë.

Haliti ka theksuar se deri më tani 125 janë shëruar nga koronavirusi, kurse 7 të tjerë kanë vdekur.

“I kemi 49 raste aktive.  44 perona në vetizolim. Deri më tani janë 7 persona të vdekur nga koronavirusi dhe 125 raste të shëruar në Komunën e Vitisë”, ka thënë Sokol Haliti për Gazetën Sinjali.

Gjatë 24 orëve të fundit në Viti janë konfirmuar edhe 5 raste rë reja me koronavirus.

Komuna e Vitisë është ndër vendet e para në Kosovë që është ballafaquar me pandeminë, ndërsa tani është duke u përballur edhe me rriqrat.

Deri në tani në Kosovë janë konfirmuar 7 mijë e 137 raste me koronavirus, 177 prej tyre kanë vdekur.