Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) bën të ditur janë duke u trajtuar 44 pacientë për COVID-19.
Në njoftimin e tyre thuhet se 12 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, 32 të tjerë janë post-covid, ndërsa me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, si dhe në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive është një pacient.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19;
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient;
Spitali i Prizrenit, 1 pacientë;
Spital i Pejës, 4 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.